Mbi Entin Kombëtar për Arsimin e Lartë

Web faqja e Entin Kombëtar për Arsimin e Lartë hsv.se


Hsv.se është web faqja e Entit Kombëtar për Arsimin e Lartë. Ajo përmban informacione të përgjithshme për shkollën e lartë suedeze. Këtu, përveç të tjerash, ka informacione mbi Entin Kombëtar për Arsimin e Lartë, për atë se si funksionojnë shkollat e larta, për ligjet dhe dispozitat të cilat e drejtojnë shkollën e lartë dhe për vlerësimin e arsimit të huaj. Në web faqe prezentohen gjithashtu edhe statistikat aktuale për shkollën e lartë. Publikimet e Entit Kombëtar për Arsimin e Lartë, për shembull raportet dhe vendimet, gjithashtu gjenden në web faqe.

Hsv.se është në gjuhën suedeze. Më poshtë vijojnë më shumë informacione me lidhje interneti për shkollën e lartë suedeze në gjuhën shqipe.

Arsimi i lartë suedeze


Në Suedi shteti mban përgjegjësinë për veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë. Janë parlamenti dhe qeveria ata që marrin vendime për rregullat që duhet të vlejnë dhe si do të shpërndahen burimet. Por universitetet dhe shkollat e larta janë organe në vete. Kjo do të thotë se ato vetë vendosin shumë për punën e tyre.  

Nuk ka dallime të mëdha ndërmjet universiteve dhe shkollave të larta. Të gjitha universitetet dhe shumica e shkollave të larta janë shtetërore. Por, njëri ndryshim është se në një universitet gjithmonë mund të shkohet më tutje deri në studime pasuniversitare pasi që të kryhet shkollimi në nivelin bazë dhe në nivelin e avancuar. Kjo nuk mund të bëhet gjithmonë në një shkollë të lartë.

Në Suedi ekzistojnë 37 universitete dhe shkolla të larta. Ato merren me shkollim dhe kërkime shkencore në bashkëpunim me shoqërinë përrreth. Gjithashtu ekziston një numër i posaçëm (privat) i organizuesve të shkollimit që kanë të drejtë ta japin arsimim të shkollës së lartë.

Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë bën sa vijon


Mbështet zhvillimin cilësor të shkollave të larta


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë inspekton arsimimet pranë universiteteve dhe shkollave të larta për ta kontrolluar dhe zhvilluar cilësinë. Ne dëshirojmë të inspirojmë dhe t`u japim shkollave të larta e universiteteve mjetet që t`i përmirësojnë arsimimet e tyre. Gjatë periudhës katërvjeçare për këtë arsye ne i vlerësojmë të gjitha arsimimet, të cilat shpien në provimin e përgjithshëm të diplomës e të diplomës për arsimimin profesional. Në këtë punë hyn kontrollimi i të drejtave për provimet e diplomës së universiteteve dhe të shkollave të larta. Duke u nisur nga kontrollimet ne ua japim rilidhjet shkollave të larta si dhe publikojmë raporte për imazhet kombëtare.

Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë gjithashtu vendos për kërkesat e shkollave të larta qër t`u japet e drejta për të lëshuar diploma për ndonjë arsimim. Nëse arsimimi e plotëson kërkesën e cilësisë, kërkesa miratohet.
 

Vlerëson arsimimet e huaja 


Atij që ka të kryer një arsimim të lartë të huaj, ai mund t`i vlerësohet nga Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë. Në atë rast, ne deklarohemi se ajo diplomë e huaj cilit arsimim suedez i kundërpërgjigjet. Ne gjithashtu informojmë universitetet, shkollat e larta dhe punëdhënësit se si pranohet arsimimi i jashtëm në Suedi.

Disa arsimime të larta shpiejnë në profesione që janë të rregulluara në Suedi. Një arsimim i huaj për ndonjërën nga këto profesione vlerësohet nga ai organ që është përgjegjës pikërisht për atë profesion.  

Këtu më poshtë pason një listë e organeve të cilat kujdesen për profesionet e rregulluara.

Profesion i rregulluar Organ kompetent
Avokat [+ përkthimi i fjalës/fjalëve. Vlen për të gjitha profesionet e rregulluara] Sveriges advokatsamfund »
Farmacist, terapeut pune, audionom, mami, analist biomedicine, dietist, mjek popullor, logoped, mjek, naprapat , optik, inxhinier i ortopedisë, psikolog, psikoterapeut, receptar, infermier-e për radiografi, fizioterapist, fiziolog spitali, infermier-e, higjienist dentar, dentist Socialstyrelsen »
Interpret i autorizuar, përkthyes i autorizuar Kammarkollegiet »
Kontrollor i mbrojtjes nga zjarri Myndigheten för samhällsskydd och beredskap »
Instalues i rrymës elektrike Elsäkerhetsverket »
Sekser/Ndërmjetës për shitblerje të paluajtshmërive Fastighetsmäklarnämnden »
Mësuesit në sistemin shkollor publik Skolverket »
Mësues trafiku/Instruktor Transportstyrelsen »
Veterinar Jordbruksverket »
Roje Länsstyrelsen i Stockholms län »
Vëretim tregtar për afaristë të pavarur Stockholms handelskammare »
Lexo më shumë për vlerësimin e arsimit të huaj dhe mbi shqyrtimin e kompetencës për mësues në broshurat e Entit Kombëtar për Arsimin e Lartë. 

Informon dhe inkurajon për studime


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë informon për studimet e larta nëpërmjet web faqes www.studera.nu dhe me anë të broshurave të ndryshme të shtypura. Përveç kësaj ekziston një doracak i bazuar në rrjetin për doktorantë. Ne gjithashtu punojmë me qëndrime ndikimi  për ta rritur pjesën e studenvëve të shkollave të larta nga vendet pa përvojë studimi dhe me tjetër prejardhje etnike nga ajo suedeze.

Përkujdeset se a shpien shkollimet në punë


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë përkujdeset dhe raporton  në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimin dhe trendet e tregut të punës. Ne hulumtojmë se a po shkollohen mjaft kuadro brenda fushave të ndryshme. Ne gjithashtu hetojmë se si është gjendja në tregun e punës për personat  të cilët janë shkolluar në fusha të ndryshme.

Përkujdeset për të drejtat e studentëve


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë përcjell dhe kontrollon se si universitetet dhe shkollat e larta i zbatojnë ligjet dhe dispozitat. Ne e bëjmë këtë përveç të tjerash në mënyrë që studentët të trajtohen drejt juridikisht. Ne kontrollojmë sipas urdhërporosisë nga Qeveria, me iniciativën vetanake dhe sipas paraqitjes nga persona të veçantë.

Analizon dhe heton sistemin e arsimit të lartë


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë analizon veprimtarinë e universiteteve dhe të shkollave të larta dhe i publikon analizat dhe studimet tematike. Qëllimi është që në radhë të parë t`i jepet parlamentit dhe qeverisë baza e tillë që ata të mund të marrin vendime për çështje të rëndësishme për universitetet dhe shkollat e larta. Ne gjithashtu duam që hulumtimet tona, për shembull për shkollimin, barazinë dhe trajtimin e njëjtë të personave me aftësi të kufizuara të kontribuojnë në zhvillimin brenda shkollës së lartë.
 

Bashkërendit statistikën për sektorin e arsimit të lartë


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë përgjgjet për statistikat zyrtare për universitetet dhe shkollat e larta. Ne vendosim se cilat informacione do të grumbullohen dhe se si do të përpunohen ato. Midis të tjerash, ne grumbullojmë statistikat për numrin e studentëve në kurse të ndryshme, për moshën dhe përkatësinë gjinore të mësimdhënësve në arsimin e lartë dhe për atë se sa kohë i përkushtohet kërkimit në lëndë të ndryshme. Ne analizojmë dhe publikojmë statistika vazhdimisht në web faqen tonë dhe në një raport vjetor në secilën pranverë.
 

Përcjell arsimin e lartë në vende të tjera


Enti Kombëtar për Arsimin e Lartë përcjell zhvillimin brenda fushës universitare dhe të shkollave të larta në radhë të parë në Evropë dhe në ShBA, por edhe në pjesët e tjera të botës. Qëllimi është që t`ua bëjë më të lehtë studentëve lëvizjen ndërmjet vendeve të ndryshme dhe sistremeve të ndryshme të shkollimit. Informacionet aktuale ne i publikojmë, përveç të tjerash, në një letër të veçantë lajmesh.  

Informacione në gjuhë të tjera për studime në shkolla të larta


Web faqja e Entit Kombëtar për Arsimin e Lartë hsv.se ekziston në formë të shkrutuar në gjuhën angleze.

Në broshurë e Entit Kombëtar për Arsimin e Lartë "Të studiosh në shkollë të lartë" ti mund të lexosh më shumë se si funksionon shkolla e lartë suedeze. Broshurën mund ta gjeni në gjuhët në vijim: Shqip, Arabisht, Boshnjakisht/Kroatisht/Serbisht, Anglisht, Frëngjisht, Suedishte të thjeshtë, Persisht, Rusisht, Somali, Spanisht, Thai dhe Turqisht. Në publikimin për internet broshurën mund ta gjeni edhe në gjuhët: Finlandishte, Jidish, Romani, Sami dhe Meänkieli (Finlandishte e Tornedalës). Broshura mund të gjendet në disa gjuhë të ndryshme, si anglisht p.sh. Atë mund ta lexoni më poshtë në format pdf.

Institucione të tjera brenda sektorit të shkollave të larta


Këshilli Qendror për Mbështetjen e Studimeve, CSN, administron mjetet për studime dhe ndihma të tjera për studime.

Zyra Programore Ndërkombëtare i mbështet shkollat, universitetet, ndërmarrjet, organizatat dhe individët e veçantë për të marrë pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar.  

Instituti Suedez ka për detyrë t`i përhapë njohuritë për Suedinë jashtë vendit dhe të përgjigjet për këmbime me vende të tjera në kuadër të kulturës, arsimit, kërkimeve shkencore dhe jetën shoqërore në përgjithësi.

Enti për Shërbime në Arsimin e Lartë (Verket för högskoleservice, VHS) bën pranimin e studentëve në shumicën e programeve arsimore sipas urdhërporosisë së universiteteve dhe shkollave të larta.  

Lexuesi për dokumentet pdf dhe porositja e broshurave


Që të mund ta lexosh dokumentin pdf ty të nevojitet programi Acrobat Reader. Atë ti mund ta marrësh gratis nga web faqja Adobes.
Ti gjithashtu mund ta porositësh versionin e broshurave në letër. Këtë ti mund ta bëjshë me anë të faqes sonë webshop për publikime.